- Historiku
- Visioni dhe Misioni
-
Personeli Akademik
- Personeli Administrativ
- Bordi Këshillëdhënës Industrial
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti
- Komisioni i Studimeve
- Organogrami
- Doracaku i Programeve Studimore
- Taksat Administrative
- Perspektivat e Punësimit
- Bashkëpunimet
Historiku i Fakultetit
Fakullteti i Edukimit është një nga Fakulltetet për të cilin ka kërkësa në tregun e punës për faktin se gjithmonë e më shumë rrjeti i Shkollave në vend po zgjerohet, po ashtu edhe ndryshimi i gjeneratave ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që ky profesion të jetë mjaft i kërkuar. Ndryshimet dhe zhvillimet për klasat I-V bazuar në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës shtrojnë kërkesën për mesimdhënës të kualifikuar, gjë e cila i jep dhe më shumë forcë këtij programi.
Fakulteti i Edukimit, aktualisht e ka tregun më të sigurt të punës nga të diplomuarit. Pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor dhe parashkollor në tri gjuhë mësimore, shqip, turke dhe boshnjake.
- Programi: Fillor – Shqip
- Programi: Parashkollor – Shqip
- Programi: Fillor – Turke
- Programi: Parashkollor – Turke
- Programi: Fillor – Boshnjake
- Programi: Parashkollor – Boshnjake
Mësimdhënësit e diplomuar në Fakultetin e Edukimit fitojnë njohuri dhe do të mësojnë rregullat e mësimdhënies dhe të mësuarit e fushave të ndryshme mësimore, si dhe do të njihen me relacionet ndërmjet proceseve mësimore në një anë dhe individit dhe shoqërisë në anën tjetër. Po ashtu, të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit përfitojnë spektrin e plotë të kompetencave të veçanta profesionale që kërkohen për zotërimin e fushave të tyre studimore dhe/ose disiplinën në të cilën ata do të punojnë si profesionist (mësimdhënie, këshillim, etj.)
Visioni dhe Misioni
Misioni
Misioni i programit fillor është në përputhje me misionin e njësisë akademike (Aneksi 2.1.1), përkatësisht të Fakultetit të Edukimit. Programi Fillor, është i orientuar në ofrimin e mësimdhënies cilësore, nëpërmjet zbatimit të metodave interaktive, me qëllim të paisjes së studentëve me kompetencat e nevojshme dhe të domosdoshme për ndryshimet që po ndodhin në kohën e inovacionit në fushën e arsimit. Programi Fillor, ofron mundësi për arritjen e nivelit të lartë të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentë, përmes kurseve nga fusha e komunikimit, matematikës, pedagogjisë, psikologjisë, shkencave shoqërore, shkencave natyrore, didaktikës së mësimdhënies dhe mësimnxënies, praktikës pedagogjike, shkathtësive të IT, me qëllim të ndërtimit të karrierës së tyre profesionale në edukim fillor, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie me vlera kulturore, gjithëpërfshirëse dhe qytetarisë demokratike.
Vizioni
Programi Fillor është i akredituar nga viti 2010, me përjashtim të vitit 2024, vit në të cilin nuk i jemi nënshtruar procesit të riakreditimit. Programi i përcjell kërkesat e tregut, prioritetet e Planit Strategjik të Universitetit dhe të Fakultetit të Edukimit, Strategjinë e Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, si dhe trendët Evropiane dhe botërore të arsimit të lartë. Për të qenë një program i orientuar drejt kërkesës së tregut, në baza vjetore merren parasysh rekomandimet e palëve të interesit, studentëve dhe Bordit Këshillëdhënës Industrial (Aneksi 2.1.2), i cili funksionon mbështëtetur në Rregulloren për themelimin dhe parimet e funksionimit të bordit këshillëdhënës industrial të njësive akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. (Aneksi 2.1.3),
- Rezultatet e të nxënit të programit të studimit:
- Identifikojnë dhe analizojnë teoritë kryesore të mësimdhënies dhe të nxënit, duke i aplikuar ato në praktikën e arsimit fillor.
- Demonstrojnë një kuptim të thellë të kurrikulës kombëtare për arsimin fillor, duke identifikuar mënyra për t’ia përshtatur atë nevojave të nxënësve.
- Shpjegojnë konceptet themelore të zhvillimit të fëmijëve, duke përfshirë aspektet kognitive, emocionale dhe sociale.
- Planifikojnë dhe hartojnë një orë mësimore, duke përfshirë objektiva të qarta, aktivitete të angazhuara dhe strategji vlerësimi si dhe duke përdorur metoda mësimore interaktive dhe gjithëpërfshirëse, për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të të nxënit të nxënësve.
- Zgjidhin situata të vështira gjatë mësimdhënies, duke përdorur teknika efektive të menaxhimit të klasës.
- Integrojnë teknologjinë në procesin mësimor, duke përdorur mjete digjitale për të rritur angazhimin dhe mësimin e nxënësve.
- Hartojnë dhe përdorin instrumente të ndryshme vlerësimi, si teste, pyetësorë dhe portofola të nxënësve, për të matur arritjet e tyre, duke përshtatur strategjitë bazuar në nevojat e nxënësve. Reflektojnë mbi performancën e tyre profesionale, duke identifikuar pikat e forta dhe ato që duhen përmirësuar.
- Zhvillojnë një qëndrim etik dhe profesional në raport me nxënësit, kolegët dhe prindërit, duke respektuar diversitetin dhe barazinë.
- Angazhohen për të promovuar mësimin gjithëpërfshirës, duke përfshirë studentët (nxënësit) me nevoja të veçanta arsimore në procesin mësimor.
- Zhvillojnë vetëbesim dhe pasion për mësimdhënien, duke demonstruar motivim për të ndihmuar nxënësit në zhvillimin e tyre të plotë.
- Tregojnë aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese
- Shpjegojnë dhe krahasojnë fenomenet si dhe konceptet teorike në të mësuarit e nxënësve dhe fushës së edukimit;
- Përvetësojnë njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë në mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore;
- Planifikojnë përmbajtjet ndërdisiplinare të arsimit gjithëpërfshirës në procesin e zbatimit cilësot të planit dhe programit, duke i dhënë mundësi të barabarta secilit nxënës;
- Planifikojnë, implementojnë dhe vlerësojnë procesin e mësimdhënies sipas planifikimit të bazuar në KKK;
- Planifikojnë dhe zbatojnë instrumente të ndryshme për vlerësimin e njohurive të nxënësve, bazuar në kompetenca;
- Integrojnë teknologjinë mësimore dhe digjitale në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit
- Përshtatin mësimdhënien e tyre stileve të nxënit, inteligjencave dhe diferencave tjera të nxënësve në procesin e të nxënit;
- Zbatojnë njohuritë dhe shkathtësitë në përdorimin e metodologjive të ndryshme të mësimdhënies, përmes praktikave profesionale në institucionet shkollore;
- Demonstrojnë qasje të ndryshme të bashkëpunimit shkollë, familje dhe komunitet;
- Demonstrojnë të kuptuarit e sistemit të vlerave, që synohen të arrihen përmes mësimdhënies në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Personeli Akademik
Personeli Akademik i rregullt
Personeli Administrativ
Zyrtare për Shërbim të Studentëve në Fakultetin e Edukimit
miranda.demaku@uni-prizren.com
Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
- Anëtarët nga institucionet shkollore publike, publiko-private, private, shoqatat dhe institucionet tjera me të drejtë vote):
- Hilmi Rexha – kryetar, Drejtor i ShFMU “Aziz Tolaj” Prizren
- Doruntina Rakaj – nënkryetare, mësuese, ALG “Loyola” Prizren
- Akif Gashi – anëtar, zv. Drejtor i SHFMU Emin Duraku Zv. Drejtor (komunitetit turk)
- Jygjel Spahi – anëtar, International Maarif Schools of Kosova – Prizren
- Almir Sahiti – anëtar, zyrtar, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës-Prizren
- Alen Hazar – anëtar,
- Nexhat Maçkaj – anëtar, Zyrtar i lartë për arsim, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës-Prizren
- Hadis Haxhillari – anëtar, student, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Ukshin Hot” Prizren
- Katarina Gojani – anëtare, mesuese, ALG “Loyola” Prizren
- Qemajl Bytyqi – anëtar, Inspektor i arsimit, MASHTI- Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë
- Bajram Pomak – anëtar, OJQ IDEA
- Anetaret e BKI-ës (pa te drejt vote) Ex-officio:
- Vedat Bajrami – anëtar- ex-officio
- Mujdin Lutfiu – anëtar – ex-officio
- Elsev B. Lopar – anëtar- ex-officio
- Xhafer Beqiraj – anëtar – ex-officio
Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel të Fakultetit të Edukimit
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel Fakulteti te Edukimit i caktuar nga Këshilli i Fakultetit:
- Prof.ass.dr. Fatmir Mehemti – Kryetar;
- Prof.ass.dr. Jasmin Jusufi – anëtar;
- Prof.ass.dr. Artan Reshani – anëtar;
- Msc. Mujdin Lutfiu – anëtar;
- Std. Erblin Gashi – anëtar;
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti
- Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:
- 1.1. Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit (një personel akademik që ka njohuri rreth gjuhës angleze);
- 1.2. Një profesor;
- 1.3. Një asistent;
- 1.4. Sekretari i fakultetit; dhe
- 1.5. Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.
- Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti e propozon dhe e miraton Këshilli i Fakultetit;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti janë:
- 3.1. Monitorimi i procesit mësimor dhe raportimi lidhur me mbarvajtjen e procesit;
- 3.2. Organizimi për procesin e vlerësimit të stafit akademik, shërbimeve administrative, programeve të studimit etj, realizohet duke përdorur pyetësorët dhe instrumentet për vlerësim;
- 3.3. Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e standardeve të cilësisë në nivel të fakultetit dhe programeve studimore;
- 3.4. Harton planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të AKA-së, në nivel të fakultetit;
- 3.5. Analizon kurrikulat e programeve dhe kurseve, harton raporte dhe kujdeset për zbatimin e rekomandimeve;
- 3.6. Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
- 3.7. Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së universitetit,
- 3.8. Shqyrton dhe i propozon masat për të ulur shkallën e braktisjes të studentëve nga studimet;
- 3.9. Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
- 3.10. Monitoron burimet mësimore dhe, mbështetjen për studentët;
- 3.11. Monitoron dhe vlerëson programet e zhvillimit të karrierës për të diplomuarit;
- 3.12. Analizon përmbajtjen e planit për punën kërkimoro-shkencore;
- 3.13. Monitoron dhe analizon efektshmërinë e procedurave të vlerësimit për studentë;
- 3.14. Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;
- 3.15. Monitoron zbatimin e programeve për përsosmëri në mësimdhënie;
- 3.16. Monitoron zbatimin e planit për përditësimin e shërbimeve studentore;
- 3.17. Obligohet që të gjitha raportet, analizat, dhe rekomandimet t’i përcjellë te Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë;
- 3.18. Mban të paktën dhjetë mbledhje në vit, ose më shumë sipas nevojës;
- 3.19. Më tridhjetë janar dhe, tridhjetë qershor të secilit vit kalendarik dorëzon raportin e punës në Këshillin e Fakultetit, dhe në Komisionin Qendror për Sigurimin e Cilësisë. Në këtë raport duhet të përfshihen edhe raportet e vlerësimeve për secilën kategori në bazë të instrumenteve respektive të vlerësimit.
Komisioni i Studimeve
- Komisioni për studime në nivel Fakulteti te Edukimit :
- Prof.asoc.dr. Fatmir Mehmeti– Kryetar;
- Prof.asoc.dr. Soner Yildirim – anëtar;
- Prof.ass.dr. Gjyle T. Salihu – anëtar;
- Prof.ass.dr. Jasmin Jusufi – anëtar;
- Prof.ass.dr. Artan Reshani – anëtar;
Organogrami i Fakultetit të Edukimit
Doracaku i Programeve Studimore
Doracaku i Programeve Studimore
- Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren zbatohen tarifat për studentë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Në bazë të UA tarifat rishikohen çdo vit nga MASHT-i.
- Studimi në Universitet është falas për studentët në vitin e parë dhe vitet në vijim, nëse nuk e përsëritni vitin akademik..
- Tarifat për nivelin Bachelor janë:
- Regjistrimi i semestrit për herë të parë: Falas
- Regjistrimi i semestrit për herë të dytë e më shumë: 25€
- Për certifikatë të Notave: 2.5 €
- Për certifikatë të Diplomës: 5 €
- Për secilin provim të pranuar me rastin e transferimit: 0.50 €
- Për diplomë: 5 €
- Për diplomë Duplikatë: 25 €
- Për ndrërrim të ID : 10 €
- Për ndërrim programi të studimeve: 25 €
- Tarifat për nivelin Master janë:
- Regjistrimi i semestrit për herë të parë: Falas
- Regjistrimi i semestrit për herë të dytë e më shumë: 150 €
- Për certifikatë të Notave: 2.5 €
- Për certifikatë të Diplomës: 5 €
- Për secilin provim të pranuar me rastin e transferimit: 0.50 €
- Për diplomë: 5 €
- Pagesa për mbrojtjen e temës së diplomës 100 €
- Për diplomë Duplikatë: 25 €
- Për ndrërrim të ID : 10 €
- Për ndërrim programi të studimeve: 25 €
- Të gjitha tarifat mund t’i gjeni në këtë link:
- https://masht.rks-gov.net/udhezimet-administrative
- Udhëzimi administrativ (MASHTI) Nr 09/2021 Aplikimi i pagesave të studentëve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë
- Vendim per shfuqizim te paragrafit 1.3 te Nenit 3 te UA 092021 për aplikimin e pagesave të studentëve
