New EDUKIMI

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Historiku i Fakultetit

Fakullteti i Edukimit është një nga Fakulltetet për të cilin ka kërkësa në tregun e punës për faktin se gjithmonë e më shumë rrjeti i Shkollave në vend po zgjerohet, po ashtu edhe ndryshimi i gjeneratave ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që ky profesion të jetë mjaft i kërkuar. Ndryshimet dhe zhvillimet për klasat I-V bazuar në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës shtrojnë kërkesën për mesimdhënës të kualifikuar, gjë e cila i jep dhe më shumë forcë këtij programi.

Fakulteti i Edukimit, aktualisht e ka tregun më të sigurt të punës nga të diplomuarit. Pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor dhe parashkollor në tri gjuhë mësimore, shqip, turke dhe boshnjake.

  • Programi: Fillor – Shqip
  • Programi: Parashkollor – Shqip
  • Programi: Fillor – Turke
  • Programi: Parashkollor – Turke
  • Programi: Fillor – Boshnjake
  • Programi: Parashkollor – Boshnjake

Mësimdhënësit e diplomuar në Fakultetin e Edukimit fitojnë njohuri dhe do të mësojnë rregullat e mësimdhënies dhe të mësuarit e fushave të ndryshme mësimore, si dhe do të njihen me relacionet ndërmjet proceseve mësimore në një anë dhe individit dhe shoqërisë në anën tjetër. Po ashtu, të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit përfitojnë spektrin e plotë të kompetencave të veçanta profesionale që kërkohen për zotërimin e fushave të tyre studimore dhe/ose disiplinën në të cilën ata do të punojnë si profesionist (mësimdhënie, këshillim, etj.)

Visioni dhe Misioni

Misioni

Misioni i programit fillor është në përputhje me misionin e njësisë akademike (Aneksi 2.1.1), përkatësisht të Fakultetit të Edukimit. Programi Fillor, është i orientuar në ofrimin e mësimdhënies cilësore, nëpërmjet zbatimit të metodave interaktive, me qëllim të paisjes së studentëve me kompetencat e nevojshme dhe të domosdoshme për ndryshimet që po ndodhin në kohën e inovacionit në fushën e arsimit. Programi Fillor, ofron mundësi për arritjen e nivelit të lartë të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentë, përmes kurseve nga fusha e komunikimit, matematikës, pedagogjisë, psikologjisë, shkencave shoqërore, shkencave natyrore, didaktikës së mësimdhënies dhe mësimnxënies, praktikës pedagogjike, shkathtësive të IT, me qëllim të ndërtimit të karrierës së tyre profesionale në edukim fillor, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie me vlera kulturore, gjithëpërfshirëse dhe qytetarisë demokratike.

Vizioni

Programi Fillor është i akredituar nga viti 2010, me përjashtim të vitit 2024, vit në të cilin nuk i jemi nënshtruar procesit të riakreditimit. Programi i përcjell kërkesat e tregut, prioritetet e Planit Strategjik të Universitetit dhe të Fakultetit të Edukimit, Strategjinë e Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, si dhe trendët Evropiane dhe botërore të arsimit të lartë. Për të qenë një program i orientuar drejt kërkesës së tregut, në baza vjetore merren parasysh rekomandimet e palëve të interesit, studentëve dhe Bordit Këshillëdhënës Industrial (Aneksi 2.1.2), i cili funksionon mbështëtetur në Rregulloren për themelimin dhe parimet e funksionimit të bordit këshillëdhënës industrial të njësive akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. (Aneksi 2.1.3),

Personeli Akademik

Personeli Akademik i rregullt

Profesor i Asocuar, Dekan
vedat.bajrami@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
ismet.temaj@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
elsev.brina@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
munevver.muyo@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
shemsi.morina@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
rifat.morina@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
ajka.aljilji@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
serdan.kervan@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
fatmir.mehmeti@uni-prizren.com
Profesor i Asocuar
esen.spahi@uni-prizren.com
Profesor Asistent
lulzim.ibri@uni-prizren.com
Profesor Asistent
gjyle.totaj@uni-prizren.com
Profesor Asistent
jasmin.jusufi@uni-prizren.com
Profesor Asistent
esad.kurejsepi@uni-prizren.com
Profesor Asistent
artan.reshani@uni-prizren.com
Profesor Asistent
esma.canhasi.kasemi@uni-prizren.com
Profesor Asistente
albulena.alidema@uni-prizren.com

Personeli Administrativ

Sekretar i Fakultetit të Edukimit
mujdin.lutfiu@uni-prizren.com
Zyrtare për Shërbim të Studentëve në Fakultetin e Edukimit
miranda.demaku@uni-prizren.com

Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel të Fakultetit të Edukimit

Komisioni i Studimeve

Doracaku i Programeve Studimore

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors