New EDUKIMI

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

UNIVERSITETI
UKSHIN HOTI
PRIZREN

Profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren realizojnë mobilitet akademik në Universitetin “Dunărea de Jos” në Galați, Rumani

Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Teaching Mobility, Prof. Ass. Dr. Jasmin Jusufi dhe Prof. Ass. Dr. Shefki Shtërbani nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren po realizojnë mobilitet akademik në Universitetin “Dunărea de Jos” në Galați, Rumani, gjatë periudhës 20–24 prill 2026.

Në kuadër të këtij mobiliteti, Prof. Ass. Dr. Jasmin Jusufi po zhvillon aktivitetet e tij akademike në Fakultetin e Filologjisë, ku po mban prezantime dhe po zhvillon punëtori me studentët dhe stafin akademik me temën: “Komunikimi ndërkulturor në arsim: gjuha, kultura dhe mendimi kritik.”

Ndërkaq, Prof. Ass. Dr. Shefki Shterbani po zhvillon aktivitetet e tij akademike në Fakultetin Juridik dhe të Administratës Publike, ku po mban ligjërata me studentët e universitetit pritës.

Ky mobilitet i përbashkët paraqet një kontribut të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet dy institucioneve, duke hapur mundësi edhe për bashkëpunime të ardhshme.

Scroll to Top
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors